Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi edhe në Shqipëri.
Teksa rastet e reja të koronavirusit në Shqipëri shtohen çdo ditë, qyteti i Fierit është i katërti më i godituri.
Deri më tani numërohen 195 raste aktive dhe burimi kryesor i infektimit po kthehen plazhet dhe dasmat. Këto të fundit janë të ndaluara, por njerëzit nuk heqin dorë dhe vazhdojnë të organizojnë ceremoni gëzimi.
Më datën 20 gusht, policia e Fierit ka ndëshkuar pronarët e dy lokaleve pasi organizuan dasma në kundërshtim me Aktin Normativ. Sipas burimeve, 10 rastet e ditës së djeshme janë vatra të reja, por dhe kontakte.
Ndërsa katër raste ishin në Patos, ku tre prej të cilave ishin në Zharrëz dhe u infektuan në një dasmë rreth 3 ditë më parë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik për cdo rast që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në të gjithë qytetin./orainfo/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...