Vendi i largët ishullor Kiribati, ka hyrë në bllokim pasi pasagjerët në fluturimin e parë ndërkombëtar në 10 muaj rezultuan pozitivë me COVID-19.
Sipas masave të reja, njerëzve iu është thënë të qëndrojnë në shtëpi dhe tubime shoqërore janë të ndaluara, raporton BBC.
Rreth 36 persona në fluturimin nga Fixhi kanë rezultuar pozitivë. Katër persona janë infektuar me virusin nga transmetimi brenda komunitetit.
Deri javën e kaluar, Kiribati kishte regjistruar vetëm dy raste me COVID-19.
Kiribati është një nga ishujt më të izoluar në botë. Është rreth 4,800 kilometra nga kontinenti i saj më i afërt, Australia.
Të martën, qeveria konfirmoi se 36 nga 54 pasagjerët kishi rezultuar pozitivë. Në një postim në Facebook thuhet se të gjithë pasagjerët aktualisht janë duke u monitoruar nga zyrtarët shëndetësorë.
Të gjithë pasagjerët në fluturim janë plotësisht të vaksinuar, tha qeveria.
Megjithatë, tre anëtarë të ekipit të sigurisë së objektit të karantinës kanë rezultuar pozitivë. Një person tjetër që nuk punon në objekt është infektuar gjithashtu nga virusi, tha qeveria.
Bllokimi hyri në fuqi të shtunën, por nuk është e qartë se sa do të zgjasë. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...