Kurti pret ambasadorin britanik, diskutojnë për Covid-19 dhe efektet ekonomike negative të pandemisë

17:48 | 7 Maj 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës në detyrë, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në takim u bisedua për situatën aktuale në Kosovë, me theks në menaxhimin e pandemisë me COVID-19.

Kryeministri në detyrë Kurti e njoftoi Ambasadorin Abbott me rënien drastike të numrit të të infektuarve me virusin corona, dhe që numri i të shëruarve tashmë e ka tejkaluar atë të infektuarve, gjë për të cilën Ambasadori Abbott shprehu mirënjohjen e tij për punën e mirë të Qeverisë.

Ata po ashtu diskutuan edhe për efektet ekomomike negative të pandemisë dhe masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria në zbutjen e këtyre efekteve dhe kalimin sa më të lehtë, si dhe planet për rimëkëmbjen ekonomike përmes pakos së dytë finaciare./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme