Kurti: Ne nuk kemi buxhet t’i mbajmë qytetarët, nuk mund të mbylleshim gjatë verës

20:04 | 29 Gusht 2021
KRG

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se në rrethanat që ishte vende në fillim të muajit gusht nuk mund të vendoseshin masa rigoroze.

Kurti mes tjerash thotë se Kosova nuk ka buxhetin e vendeve skandinave që t’i mbyll qytetarët dhe t’i financojë.

“Në 10 ditshin e parë të gushtit kanë qenë tetë vdekje e për këtë numër nuk mund të bësh masa rigoroze, kur gjendja ishte më e zbutur ne liruam masa ndërsa kur gjendja u përkeqësua gjendja ne shtrënguar masat. Është e pamundur që për një kohë të gjatë të mbyllet vendi. Këto zgjidhje nuk janë ideale”.

“Ne nuk kemi buxhet që t’i mbyllim qytetarët e t’i financojë shteti pasi do të kishim shpërthime tjera. E kemi të pamundur që për një kohë të paafatizuar ta mbyllim vendin gjatë verës. Zgjidhje shumë më pak se minimale nuk kemi pasur me atë që kemi ditur kemi bërë”.

Kurti mes tjerash foli për shtesat ndaj personelit shëndetësorë.

“Sa i përket personelit shëndetësor ne jemi pafundësisht falënderues, por për pagat e tyre ne kemi për shtesë solidariteti për 10 për qind. Tash nuk është situata kur punonjësit shëndetësorë janë në rrezik siç ishte vitin e kaluar ndërkaq për punën shtesë patjetër që do të kompensohen”, ka thënë Kurti.

 

 

Të ngjashme