Me kujdes maksimal, ngadalë, me kujdes dhe me nervozizëm, procesi i lehtësimit të kufizimeve të izolimit, ka filluar në Evropë, secili shtet me ritmin e tij.
Ndërsa shtetet në të gjithë kontinentin Europian raportojnë raste të reja të Covid-19, qeveritë po lëvizin drejt hapjes, duke hapur pjesërisht shkolla dhe duke lejuar rihapjen e disa dyqaneve dhe hapësirave publike. Italia, Spanja, Gjermania, Austri, Danimarka, Norvegjia, Polonia, Republika Çeke, Luksemburgu dhe Islanda, janë vala e parë e vendeve që lehtësojnë kufizimet e tyre më të rënda, duke lejuar kthime të pjesshme në punë dhe shpalljen e masave të tjera për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomive të tyre.
Njoftimet zyrtare kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshme dhe në një numër të rasteve janë kritikuar ashpër, veçanërisht rihapja e shkollave sepse, siç tha kryeministri danez Mette Frederiksen: ‘Nëse vendi hapet shumë shpejt, rrezikojmë që infeksionet të rriten shumë ashpër dhe atëherë do të na duhet të mbyllemi përsëri.’
Ky paralajmërim erdhi gjithashtu nga Ursula Von Der Leyen, kreu i Komisionit Europian, e cila shpjegoi se jeta nuk mund të kthehet në normalitet të plotë derisa të zhvillohet një vaksinë. Sa i përket udhëtimeve, Komisioni Europian ka qenë shumë i qartë: ‘Unë do t’i këshilloja të gjithë të presin para se të planifikojnë pushimet e tyre,’- i tha Von der Leyen, gazetës gjermane Bild am Sonntag.
‘Për momentin, askush nuk mund të bëjë parashikime të besueshme për periudhën korrik dhe gusht.’ Nevoja për kujdes dhe planet e hapjes së vendit, hap pas hapi, janë ato që vende të ndryshme kanë të përbashkët. Por qeveritë nuk mund të bien dakord se cilat grupe moshe ose industri duhet të kthehen së pari, cilat më pas dhe kur. Ndërsa vendet zbulojnë planet e tyre të ‘fazës së dytë’, nuk janë ngjashmëritë në qasjet e tyre që mbizotërojnë, por dallimet. ‘Ndërsa Italia hap libraritë dhe dyqanet e rrobave për fëmijë, dyqanet spanjolle do vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura deri më 26 prill,’- raporton The Wire. ‘Ndërsa puntorët e fabrikave në Spanjë u rikthyen në punë të hënën, fabrikat e Italisë, janë ende të mbyllura. Është e detyrueshme të vihen maskat në ambjentet jashtë shtëpisë në Republikën Çeke, por jo në Danimarkë.’E njëjta gjë mund të thuhet për industrinë e turizmit.
Me kaq shumë njerëz në mbarë botën që kanë rezervuar pushimet verore para krizës, një mesazh duket se do të bëhet i qartë: Mbyllja, edhe në vendet që tashmë janë duke lehtësuar kufizimet, do të zgjasë ‘të paktën’ tre javë dhe më pas mund të pritet hapja e kufijve dhe ndoshta lejimi i fluturimeve të shkurtra.
Ekspertët e industrisë po paralajmërojnë për humbjet në të gjitha nivelet në industry. Linjat e vogla ajrore me kosto të ulët dhe shumë kompani në industrinë e lundrimit nuk kanë gjasa të mbijetojnë.
Ndërsa shumica e fluturimeve në prill dhe maj janë anuluar, duke përjashtuar fluturimet e riatdhesimit, linjat ajrore shpresojnë të rifillojnë operimet përpara sezonit të pikut korrik dhe gusht. Disa linja ajrore si Jet2 dhe Ryanair presin të rifillojnë fluturimet në qershor, ndërsa easyJet ka lançuar pushimet për në fund të vitit 2020 dhe po përpiqet të bindë udhëtarët të rezervojnë fluturimet verore duke ulur tarifat e saj për bagazhe në 1 paund. Pavarësisht nga këto lëvizje, mbetet e qartë se udhëtimi jashtë shtetit nuk do të jetë i mundur së shpejti. / Opinion.al
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë