Edhe nëse jeni shëruar, sërish mund të infektoheni me virusin korona.
Se a mund të kthehet virusi, ndonëse njëherë e keni pasur, kjo zyrtarisht ende nuk është vërtetuar, por dy infermiere nga Spitali i Kumanovës, janë infektuar me Covid-19, edhe pse para dy muajve e kishin kaluar këtë virus. E kjo ka befasuar gjithë stafin shëndetësor.
“Njëra motër medicinale ka qenë e përfshirë në procesin e dhënies së plazmës dhe ne e kemi detektuar si pozitive. Motra tjetër e riinfektuar, respektivisht që ka rezultuar pozitiv ka pasur probleme shëndetësore dhe gjatë analizave tona, respektivisht gjatë testimit tonë vërtetuam se është pozitive”, tha Arif Latifi, drejtor i QSHP, Kumanovë.
Nga Reparti i Infektologjisë thonë se ende nuk dihet se a mund të ri-infektohen të gjithë personat dhe se a krijohet imunitet pasi të kalohet Covid-19. Nga atje nuk ka shpjegim se si ka ndodhur që dikujt t’i kthehet përsëri virusi në një periudhë kohore kaq të shkurtër.
“Ka pasur disa raste edhe në Kinë, që kanë prezantuar të njëjtën, por ende nuk mund të flasim për diçka të sigurt. Për shkak se shkenca ende nuk ka ardhur në konkluzione, edhe për simptomatologjinë e virusit, edhe për terapinë dhe për të gjitha doktrinat shëndetësore, për t’i barazuar duhet një kohë e gjatë, faktikisht deri sa të përcaktohet edhe vaksina apostafat, e cila duhet të jep një farë rezultati, dhe për këtë duhet të kalojë një kohë, së paku një vit”, tha Aliriza Osmani, reparti infektiv, Kumanovë.
Por a ka mundësi që të ketë ndodhur ndonjë gabim gjatë testimit të parë ose të dytë?
“Në mënyrë kategorike përjashtojmë se ka ndonjë gabim gjatë procesit të testimit, gjatë analizave të mostrave, apo ndonjë proces tjetër teknik”, tha Arif Latifi, QSHP Kumanovë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje tha se ka gjasa që kjo paraqitje të jetë ndonjë njëfarë mutacioni i virusit. Raste të tilla ka edhe nëpër vende tjera të Botës, por përse ndodh kjo, shkenca ende nuk mund ta shpjegojë saktë, shtoi Filipçe. Ndryshe kjo është hera e parë që nga paraqitja e koronavirusit në vendin tonë, që persona që e kanë kaluar koronën të infektohen përsëri./TV21
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...