Google ADS

Kumanova me 206 raste aktive në coronavirus

19:55 | 10 Shtator 2020
Arbresh.info

Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit regjistroi tetë pacientë të rinj me coronvirus dhe 32 pacientë të shëruar.

“Pacientët e rinj kanë pasur kontakt me persona që tashmë janë infektuar”, tha drejtori i QSHP-së, Ilir Latifi.

Po ashtu gjatë ditës së sotme janë bërë 23 testime, prej të cilave 18 përmes ‘Termimi im’ dhe pesë të tjera sipas indikacioneve epidemiologjike.

Që nga fillimi i pandemisë, në rajonin e Kumanovës janë diagnostifikuar 1.562 pacientë, ndërsa momentalisht ka 206 raste aktive./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme