Edhe pse në këtë situatë covid antibiotikët kanë një përdorim të gjerë, Instituti i shëndetit publik bën thirrje për sa më shumë kujdes në përdorimin e tyre pasi rezistenca e mikrobeve ndaj antibiotikëve është shndërruar në një problem shqetësues në të gjithë botën.
Kjo pasi shumë antibiotikë tanimë kanë dalë jashtë përdorimit.
Tanimë i gjithë fokusi është tek covid por instituti i shëndetit publik paralelisht ka nisur një ndërgjegjësim të mjekëve, të cilët shpesh abuzojnë në dhënien e antibiotikëve dhe, nuk janë harruar të vegjlit në kopshte e shkolla të cilët janë kyçi i edukimit të një shoqërie.
Për mjekët të cilët trajtojnë pacientët covid ISHP ka përgatitur deri dhe maska që t’i kujtojë ata se antibiotikët nuk janë karamele. Po çfarë është antibotiko-rezistenca?
As më shumë e as më pak njerëz që humbin jetën për shkak të infeksioneve pasi antibiotikët e përdorur nuk japin më efekt. Dhe për më tepër prodhimi i një antibiotiku të ri kërkon shumë kohë e ndër të tjera ka kosto të lartë financiare./TCH
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...