Kthehen nga Italia 60 infermierët shqiptarë

23:49 | 9 Maj 2020
Trina Galanxhi

Ditën e sotme janë kthyer nga Italia edhe 60 infermierë shqiptarë të cilët shkuan me mision në ndihmë të shteti fqnj.

Infermierët janë pritur në Rinas, nga zv/ministrja Mira Rakacolli, e cila i ka falenderuar për punën dhe kontributin që ata dhanë në Itali për 19 ditë.

Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian.

Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet covid zonën e Marche në Itali. Krenare për infermierët. Bashkë !” shkruan zv/ ministrja.

Kujotjmë që 60 infermierët janë grupi i dytë që u kthyen pas grupit të parë më 30 mjekë dhe infermierë që shërbyen në një nga spitalet e Breshias.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme