KSI rekomandon orë policore në të gjithë territorin e Maqedonisë

10:53 | 8 Mars 2021
V. S.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive sot ka propozuar para Qeverisë, vendosjen e orës policore prej orës 22:00 deri 05:00, në të gjithë territorin e vendit.

Komisioni duhet në mënyrë shtesë të deklarohet se prej cilën ditë duhet të fillojë ora policore.

Ministria e Shëndetësisë thotë se ky propozim i KSI-së vjen pasi javët e fundit është rritur numri i rasteve të reja dhe shpërndarjes së virusit nëpër mbledhjeve, por edhe nga mosrespektimi i masave për mbrojtje.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë mbledhjes së nesërme pritet të merr vendimin përfundimtarë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme