Kryemadhi për Covid-19: Unë kalova gripin e derrit dhe s’rashë në pesimizëm!

23:07 | 1 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar sërish logjikën e qëndrimit negacionist ndaj Covid 19, duke thënë se nuk është coronavirusi që po mbyt qytetarët.

Në një intervistë për Real Story, Kryemadhi tha se “Për Covid-19 ka një mungese informacioni dhe keqmenaxhim të situatës. Maska është mjeti i fundit i mbrojtjes së qytetarëve”.

Ndërkaq, kur është kontestuar nga analisti Skënder Minxhozi se përse jep mesazhe negacioniste, Kryemadhi tha se “unë kam kaluar edhe gripin e derrit, por kjo nuk do të thotë se rashë në pezimizëm”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme