Google ADS

Kroacia u jep qytetarëve këshilla seksuale për shkak të pandemisë

14:39 | 21 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Një sondazh në Kroaci ka gjetur se vetëm 33 përqind e kroatëve i besojnë vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa edhe janë pyetur për jetën e tyre seksuale gjatë pandemisë.

Për shkak të pandemisë, autoritetet shëndetësore në Kroaci kanë filluar që të japin rekomandime mbi aktivitetin seksual, transmeton portal arbresh.info

Ndryshe nga disa vende të tjera, në Kroaci në të vërtetë nuk ka rekomandime të rrepta në këtë pjesë të jetës, por sugjerime më parimore.

Ende nuk ka asnjë vërtetëim shkencor që thekson se koronavirusi mund të përhapet përmes spermës apo lëngut vaginal, por meqenëse është një kontakt i ngushtë me një person tjetër që mund të ketë koronavirus, kjo vë në rrezik për përhapjen e infeksionit.

Kroacia rekomandon që marrëdhenie intime të kryhen vetëm me partnerin e përhershëm, sepse në atë rast nuk ka rrezik shtesë të infeksionit nëse të dy partnerët i përmbahen masave të mbrojtjes së koronavirusit në jetën e përditshme.

Vetëm një e pesta e qytetarëve janë të vetëdijshëm për këto rekomandime, ndërsa 41 përqind pretendojnë se vetëm kanë dëgjuar për to, por nuk i dinë detajët, ndërsa 39 përqind thonë se nuk kanë dëgjuar.

Gratë janë më mirë të informuara mbi rekomandimet që u janë dhënë.

Nga qytetarët që të paktën kanë dëgjuar për rekomandime në lidhje me sjelljen seksuale, kur u pyetën nëse ata u përmbahen rekomandimeve epidemiologjike në aktivitete seksuale, pak më pak se një e treta e qytetarëve, 32 përqind u përgjigjën pozitivisht, ndërsa shumica, 68 përqind nuk ndryshojnë sjelljen e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme