Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një postimi ka bërë të ditur se i ka propozuar Kuvendit të Komunës lirimin nga pagesa e taksave komunale dhe qirasë për pronat e dhëna në shfrytëzim dhe shfrytëzimin e hapësirave publike në qytet.
Tahiri tha se ndikimi i kësaj mase në buxhetin e Komunës është mbi 100 mijë euro në të hyra vetanake që nuk do të mblidhen, por që këto mjete do të mbesin në buxhetin e biznesit dhe fermerëve vushtrrias.
Me qëllim të lehtësimit të gjendjes së rënduar ekonomike të biznesit por edhe të fermerëve vushtrrias të shkaktuar tash e 1 vit nga pandemia Covid 19, i kam propoziar Kuvendit të Komunës lirimin nga pagesa e taksave komunale dhe qirasë për pronat e dhëna në shfrytëzim dhe shfrytëzimin e hapsirave publike në qytet!
Ndikimi i kësaj mase në buxhetin e Komunës është mbi 100,000€ në të hyra vetanake që nuk do të mblidhen por që këto mjete do të mbesin në buxhetin e biznesit dhe fermerëve vushtrrias!
Bashkë do të fitojmë sfidën ekonomike e shëndetësore kundër #coronavirus.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë