Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, ka thënë se situata e krijuar nga koronavirusi, është gjendje të cilën e kishin paralajmëruar si shkak i grumbullimit të njerëzve.
Në Klan Kosova, Valbon Krasniqi specifikoi që kjo situatë sidomos u krijua në kohën e fushatës zgjedhore, por nuk la për përmendur edhe mosdisiplinën e qytetarëve të cilët thotë se nuk po i respektojnë aspak masat antipandemi.
”Po ndodhë ajo që kemi paralajmëruar edhe më herët që po përballemi me numër të madh të të infektuarve, ku po përcillet edhe me numër të madh të të hospitalizuarve”.
”Nesër bëhen 1 vit që në Klinikën Infektive, u pranuan klinikisht dy rastet e para ku më pas më 13 u konfirmuan me COVID-19”.
”Ne kemi thënë edhe gjatë asaj kohe, se grumbullimi në masë të njerëzve paraqesin tren të jashtëzakonshëm të rrezikut të shpërndarjes së virusit”.
”Këto ditë nuk kemi parë respektim të duhur të masave nga qytetarët. Madje shumë pak po vërejmë bartjen e maskave prej tyre. Ne si SHSKUK po bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që të bëjmë sigurimin e pranimit të pacientëve tanë. Ne sot kemi 666 pacientë të shtrirë nëpër të gjitha spitalet rajonale që tashmë njihen si Klinika COVID”.
”Gjatë muajit janar dhe shkurt kishim një situatë relativisht më të qetë. Kapacitetet tona spitalore janë të kufizuara. Kosova nuk ka arritur që të krijojë spitalet COVID, por ne do detyrohemi të shtrijmë pacientët në këtë mënyrë. Ne para tri ditësh jemi detyruar që edhe klinikat internistike t’i përgatisim për pacientët që vijnë si pasojë e COVID-19”.
Veç tjerash, Valbon Krasniqi ka folur edhe për kapacitetin spitalor, që qëndron në kuadër të trajtimit të pacientëve.
Ndonëse situata është shqetësuese, Krasniqi potencon edhe faktin e vështirësisë së menaxhimit të stafit shëndetësor për të trajtuar pacientët me COVID-19, njofton Klan Kosova.
”Ne tashmë kemi një përvojë me menaxhimin e rasteve klinike. Në ditën e sotme ne vec kemi tejkaluar shifrat. Në javën e fundit të nëntorit ne kishim saktësisht mbi një mijë pacientë”.
”Janë kapacitete të limituara, ne do detyrohemi që të krijojmë shtretër tjerë shtesë. Por nuk është vetëm çështja e infrastrukturës, por është edhe çështja e angazhimit të stafit shëndetësor”.
”Pjesa më e madhe me përjashtim me dy tri barna, që janë paraparë për të trajtuar pacientët me COVID, janë të siguruara. Na mungon ende Remdesiviri. Ndërkohë që për dy barna të tjera, lëndët janë në ankesë të shqyrtim prokurimit”.
”Kemi arritur të bëjmë investime të jashtëzakonshme. Sot kishim një ditë jashtëzakonisht të mirë sepse në Klinikën Infektive kemi kyçur mbi 200 shtretër për furnizim oksigjeni”.
”Oksigjen ka të mjaftueshëm. Ka pasur vështirësi gjatë vitit të kaluar. Por tani ne kemi ndryshuar komplet sistemin e furnizimit me oksigjen. Nga shtatori ne kemi ndryshuar komplet rrënjësisht këtë sistem të furnizimit”.
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...