Google ADS

Kosova përballë variantit “MU” të koronavirusit

08:06 | 12 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Pas variantit ‘Delta’, Organizata Botërore e Shëndetësisë po ndjek një variant të ri të coronavirusit të quajtur ‘MU’, nga i cili mund të rrezikohet edhe Kosova.

Kështu thotë për arbresh.info infektologu i Klinikës Infektive në (QKUK), Ilir Tolaj.

Tolaj thotë se deri më tani varianti ‘MU’ nuk ka mundur të fitoj në territor, duke e lenë përgjegjës variantin ‘Delta’ për 99% të infeksioneve, në pjesën më të madhe të botës. “Varianti ‘MU’ ende nuk është kërcënues në masën çfarë është varianti ‘Delta’ tani për tani.

Deri tani numri i të infektuarve është ende i vogël, duke treguar se në kompeticion me variantin ‘Delta’, varianti ‘Mu’ nuk ka mundur të fitoj në territor, duke e lenë përgjegjës variantin delta për 99% të infeksioneve, në pjesën më të madhe të botës. Kosova rrezikohet në masën e njëjtë nga secili variant qe është në qarkullim ashtu si rrezikohen edhe vendet tjera, veçanërisht ato të Evropës.”, thotë ai,

Megjithatë, sipas tij, Kosova nuk mund ta identifikojë variantin ‘MU’.
“Kosova nuk mund ta identifikojë variantin ‘MU’. Fakti se, siç e thash më parë, 99% të infeksioneve tani për tani po shkaktohen nga varianti ‘Delta’, variantin ‘MU’ e benë të parëndësishëm aktualisht. Nga vete fakti se nuk ka treguar aftësinë për ta spostuar variantin ‘Delta’ dhe për t’ia zënë vendin, del se varianti Mu nuk e ka aftësinë e përhapjes së shpejtë si të variantit Delta.”, thotë Tolaj.

Ministria e Shëndetësisë thonë se detektimin e këtij varianti sapo ta paraqitet, do ta bëjnë në laboratorët e certifikuara jashtë shtetit.
“Të gjitha variantet e deritanishme të SARS-COV-2 kanë treguar se mund të përhapen shpejt dhe në çdo shtet. Detektimi bëhet sikurse edhe i varianteve të tjera përmes mostrave të testuara në laboratorë të certifikuar, brenda apo edhe jashtë vendit”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për arbresh.info.

Ndryshe, varianti ‘MU’ është identifikuar për herë të parë në Kolumbi këtë janar, lloji “MU” është gjetur në 39 vende deri më tani dhe kohët e fundit u klasifikua si një “variant interesi” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas OBSH-së, prevalenca e variantit “MU” në infeksionet globale me koronavirus ka rënë qëkur është zbuluar për herë të parë, megjithatë “prevalenca në Kolumbi (39 për qind) dhe Ekuador (13 për qind) është rritur vazhdimisht”.

Raporti i epidemiologjisë i OBSH-së thotë se të dhënat paraprake tregojnë se ‘MU’ duket se është më rezistent ndaj antitrupave.

‘MU’ është varianti i pestë që renditet nga OBSH-ja si variant interesi, ndërsa janë edhe katër variante të tjera më serioze, që janë etiketuar si variante shqetësuese.

Së fundi, raste të reja më ketë varian janë raportuar edhe në Turqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme