Deri në 15 milionë mund t’i kushtojë ekonomisë së Kosovës mbyllja e bizneseve për dy ditë, thonë përfaqësues të bizneseve.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, pas një takimi që ka pasur me përfaqësues të bizneseve ka thënë të shtunën se masat e marra nga Qeveria për frenim të koronavirusit i konsideron të domosdoshme.
Mirëpo Rukiqi ka thënë se për këto masa nuk janë konsultuar fare nga qeveria.
“Masat janë të domosdoshme, por kemi një problem me masat e fundit që ishin të pakoordinuara dhe pakonsultuara me komunitetin e biznesit, edhe pse në masë të madhe e prekin këtë komunitet. Janë mbyllur mbi 20 mijë biznese në vend. Nga këto masa janë prekur këto biznese. Do të kenë dëme në shifra që mund të mbërrijnë deri në 10-15 milionë brenda një dite”, ka thënë Rukiqi para gazetarëve.
Sipas tij, të gjitha paratë që nuk do të shpenzohen në Kosovë, do të shkojnë në shtetet e rajonit, pasi qytetarët kanë shkuar nëpër to për të kaluar fundjavën.
Ai po ashtu ka thënë se është e pakuptueshme lajmërimi i vonshëm i qeverisë për vendosjen e masave të reja për mbrojtje nga koronavirusi.
Të premten Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbyllë shumicën e bizneseve nga e premtja deri mëngjesin e të hënës, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në këtë vendim janë përfshirë edhe bizneset e gastronomisë. Gjatë së shtunës, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka mbajtur një aktivitet simbolik, për të kundërshtuar masat e reja të qeverisë.
Bizneset në Kosovë janë ndihmuar me 60 milionë euro në kuadër të Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike përgjatë valës së parë të pandemisë së koronavirusit./rel/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...