Nuk dihet kur nis mjekimi i pacientëve me COVID-19 me plazmën e të shëruarve.
Kosova ende nuk e ka nisur trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19 me plazmën e gjakut të të shëruarve nga ky virus, përkundër kjo metodë është përmendur që nga vera e këtij viti.
Edhe pse Ministria e Shëndetësisë gjatë muajit tetor ka konfirmuar për lajmi.net se ka formuar një grup punues për hartimin e Protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente te pacientët me COVID-19. Ende nuk dihet se kur do të nis me përdorimin e kësaj metode në vendin tonë.
Lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar me Infektologu Sali Ahmeti, i cili është kryesues i grupit punues për hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente, te pacientët me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri).
Ai ka thënë se nuk mund të jap një datë të saktë se kur do të nis trajtimi i pacienteve me plazmën e gjakut të të shëruarve.
Ahmeti ka sqaruar se ata janë në fazën e hartimit, mirëpo një gjë e tillë nuk varet vetëm nga ta por është e ndërlidhur edhe me institucionet tjera.
“Realisht jemi duke punuar, por kur nis saktësisht vështir të themi. Nuk mundem me të jep ndonjë datë të caktuar. Jemi në fazën e hartimit nga ana jonë. Mirëpo aty janë të ndërlidhura disa institucione, që duhet të harmonizohen gjërat që nuk janë vetëm të këtij institucioni, por edhe të Transfuzionit të Gjakut edhe të klinikave. Po bëjmë përpjekje maksimale, por vështir është të japim një datë të saktë se kur do të nis”, ka thënë Ahmeti.
Nga Ministria e Shëndetësisë më 25 tetor kanë thënë për lajmi.net se ka formuar një grup punues, që ka për qëllim hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente për pacientët me koronavirusin e ri.
Ndryshe, ky lloj trajtimi bëhet duke marrë plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar nga koronavirusi, pasi që gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusin.
Transfuzioni i antitrupave krijon atë që njihet si “imuniteti pasiv” te të prekurit me COVID-19.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vepruar me kujdes sa i përket miratimit të përdorimit të plazës së pacientëve të shëruar nga COVID-19, për personat e infektuar me koronavirus, duke thënë se të dhënat se ky trajtim funksionin janë të një “cilësie të dobët” pavarësisht pse Shtetet e Bashkuara kanë bërë autorizim urgjent për këtë terapi.
Në Kosovë, trajtimi për personat e infektuar me koronavirus po vazhdon të jetë si terapi mbështetëse dhe përfshin dhënien e vitaminave të ndryshme, trajtimi me okigjenoterapi dhe me ilaçe antipiretike dhe analgjetike.
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së