Pandemia e gripit spanjoll ka vrarë 50 milionë njerëz, në kohën kur bota kishte një të katërtën e popullsisë që ka tani.
Pothuajse i njëjti numër i qytetarëve amerikanë vdiqën si rezultat i koronavirusit, rreth 675 mijë, shkruan Anadoly Agency, transmeton portal arbresh.info
Gripi spanjoll, i cili u shfaq në vitin 1918, përfundoi në dy vjet dhe shkaktoi midis 40 dhe 50 milion vdekje.
Ashtu si gripi spanjoll, koronavirusi nuk mund të zhduket kurrë plotësisht nga mjedisi ynë. Në vend të kësaj, shkencëtarët shpresojnë se do të bëhet një grip i butë sezonal që do të trajtohet me vaksinim.
“Shpresojmë që me kohë do të konsiderohet sikurse një ftohje, por nuk japim dot asnjë garanci tani”, tha biologu i Universitetit Emory Rust Antia.
Gripi spanjoll: Si dukej bota pas pandemisë së vitit 1918
Tani për tani, pandemia ende po i mban Shtetet e Bashkuara dhe pjesët e tjera të botës fort të shtrënguara.
Edhe pse rritja e infeksioneve të shkaktuara nga koronavirusi delta mund të arrijë kulmin, numri i vdekjeve në SHBA është mesatarisht më shumë se 1,900 në ditë, niveli më i lartë që nga fillimi i marsit, dhe totali në vend tejkaloi 675,000 të hënën, sipas të dhënave.
Besohet se dimri mund të sjellë një kërcënim të ri, dhe Universiteti i Uashingtonit parashikon që një mijë amerikanë më shumë do të vdesin nga koronavirusi deri më 1 janar, gjë që do të rriste numrin e përgjithshëm të viktimave në Shtetet e Bashkuara në 776,000.
Pandemia e gripit spanjoll vrau 50 milionë viktima në mbarë botën në një kohë kur bota kishte një të katërtën e popullsisë që ka tani. Numri global i vdekjeve nga Covid tani është më shumë se 4.6 milion.
Gripi spanjoll është konsideruar si sëmundja më e keqe pandemike në historinë njerëzore./arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...