Google ADS

Koronavirusi u gjet edhe në transportin urban

08:38 | 8 Prill 2021
Trina Galanxhi

Anëtarët e departamentit special të policisë italiane (NAS) kontrolluan dhe analizuan 756 mostra, tampona nga sipërfaqet në mjetet e trafikut të qytetit në Romë dhe disa komuna periferike, në mënyrë që të përcaktonin praninë e mundshme të koronavirusi në transportin urban.

Gjurmët e koronavirusit u gjetën në 32 mostra, transmeton portal arbresh.info

Sipas agjencisë së lajmeve AGI, besohet se koronavirusi mund të transmetohet nga njerëzit e infektuar në sipërfaqe në autobusë, metro ose trena lokalë.

Kontrolli përcaktoi që në 10% të rasteve, masat higjienike, distanca fizike midis pasagjerëve nuk ishin respektuar dhe se ato nuk ishin pastruar ose dezinfektuar si duhet.

Për shkak të mosveprimit, një proces gjyqësor u ngrit kundër katër drejtorëve dhe 62 shefa u gjobitën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme