Autoritetet kineze të shëndetit që po vazhdojnë të hetojnë epideminë e Covid-19 kanë raportuar se një virus i gjallë korona është zbuluar në paketimin e ushqimit të ngrirë, duke sugjeruar që virusi mund të mbijetojë në temperatura të ftohta.
Qendrat Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se kishin gjetur gjurmë të grimcave aktive të Covid-19 në një paketim ushqimi të ngrirë, në qytetin bregdetar të Kinës, në Qingdao, shkruajnë mediat kineze, transmeton portal arbresh.info
Kjo është hera e parë që grimcat aktive të koronavirusit janë zbuluar në pjesën e jashtme të paketimit të ngrirë.
Kina u përball me një numër të ri infeksionesh pikërisht në Qingdao, ndërsa për rastet në Pekin u dyshua se burimi i infeksionit mund të ishte importuar nga salmon.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se nuk kishte asnjë provë që “trajtimi ose konsumimi i ushqimit ishte i lidhur me Covid-19”, dhe Zelanda e Re përjashtoi mundësinë që infeksionet ndodhin vetëm aty ku moti është i ftohtë.
Kina ka rritur inspektimin e produkteve të importuara pasi gjurmët e koronavirusit u gjetën në krahët e pulës të ngrirë nga Brazili. Studiuesit gjithashtu gjetën virusin në karkalecat e importuara dhe prodhimet e tjera të detit të ngrira.
Ende nuk është e qartë nëse punëtorët në qytetin kinez u infektuan me virusin që u gjend në paketimin e ushqimit. Por, autoritetet kanë bërë thirrje që punëtorët që merren me produkte të ngrira të shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë me mallrat.
Banorët e disa qyteteve në Kinë kanë bërë thirrje që të bëhet ndalimi i përkohshëm i importit për ushqime të ngrira.
Studiuesit analizuan një total prej 2.98 milion mostra të paketimit të ushqimit dhe gjetën 22 mostra që ishin pozitive, shkruan më tutje Guardian./arbresh.info/
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty