Google ADS

Koronavirusi, testi i ri i antitrupave me saktësi 99%, aprovohet për përdorim në të gjithë Evropën

14:57 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Është certifikuar për përdorim në të gjithë Evropën një test i ri i antitrupave për të kontrolluar nëse dikush ka qenë i infektuar me koronavirus.

Ky test do të përdoret edhe në Mbretërinë e Bashkuar pasi u vërtetua se është në përputhje me rregullat e sigurisë dhe se saktësia e ti është 99%, shkruan independent, transmeton arbresh.info.

Testi identifikon proteinën IgG që trupi prodhon kur është infektuar nga koronavirusi.

Testimi i antitrupave është thelbësor për të ndihmuar në identifikimin e pacientëve që kanë pasur infeksion koronavirus dhe kanë zhvilluar imunitet pasi kjo do t’i lejojë ata të kthehen në punë dhe mund të jenë vendimtarë për punonjësit e NHS dhe njerëzit në role të tjera kyçe./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme