Gratë shtatzëna të infektuara me koronavirus dhe të shtruara në spital janë në rrezik që të zhvillojnë ndërlikime serioze dhe mund të përballen me rrezik më të lartë për të lindur para kohe, sipas hulumtimeve të reja nga Qendra e Parandalimit dhe Kontrollimit të Sëmundjeve.
Ato gjithashtu mund të jenë më shumë të rrezikuara të pësojnë abort.
Gjetjet e tanishme iu bashkëngjiten hulumtimeve të mëhershme, sipas të cilave, gratë shtatzëna mund të jenë në rrezik më të lartë të pësojnë komplikime, në rast se infektohen me Covid-19.
Sidoqoftë, studimi respektiv, i zhvilluar nga britanikët, nuk përfshin numër të madh të respodentëve, duke mos e përfaqësuar reagimin imunitar të të gjitha grave.
Studimet gjetën se shumë shtatzëna të shtruara në spital, të cilat ishin të infektuara me virus, nuk kishin pasur asnjë simptomë (kollë, temperaturë, kokëdhimbje..).
Në mesin e 703 rasteve të përshkruara në dy raportet tri gra kanë vdekur si pasojë.
Të dy studimet kanë mësuar se gratë shtatzëna të infektuara me koronavirus kanë pasur lindje të parakohshme më shumë sesa që është pritur, teksa disa prej tyre edhe kanë abortuar./expres/
Nesër inaugurohet Laboratori i Forenzikës, marrin pjesë Hajd...
Veliaj uron qytetarët për festat: E nisim vitin 2025 si Krye...
Momenti kur shefi i linjës ajrore përkulet në shenjë falje p...
Trepça arrin marrëveshje me Kristi Kote
Marrëdhënia e Drilonit me Sarën nxit debate në shtëpi
Meksikë/ Forcat e sigurisë kanë ndaluar 475,000 emigrantë il...