Koronavirusi, një arsye më shumë për të lënë duhanin

01:27 | 8 Janar 2021
Trina Galanxhi

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se koronavirusi përbën një arsye më shumë për të lënë duhanin, për të gjithë ata qytetarë që e konsumojnë. Ekspertët thonë se pirja e duhanit, rrezikon infektimin me COVID-19.

“Vendosja e një produkti të duhanit në buzët e tua do të thotë që gishtat të vijnë afër fytyrës dhe kjo mund të përhapë virusin në gojë, hundë ose sy. Përdorimi i duhanit është shpesh një aktivitet shoqëror kështu që nëse ndani duhanin me njerëzit e tjerë, rrezikoni të infektoheni reciprokisht”, rekomandojnë ata.

Po ashtu, sipas ekspertëve të OBSH-së, përdoruesit e shishës shpesh ndajnë të njëjtin tub dhe në këtë mënyrë mund të përhapet nga një person në tjetrin./lexo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme