Google ADS

Konfirmohet rasti i dytë me COVID-19 në Sarandë, pacienti në gjendje të rëndë

23:09 | 26 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Një tjetër rast pozitiv me COVID-19 konfirmohet pak minuta me parë në Sarandë, duke e çuar në 2 numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Bëhet fjalë për një të moshuar mbi 80 vjeç, i cili është infektuar gjatë kohës që qëndronte në spital në Tiranë, pasi kishte pësuar hemorragji cerebrale.

Të moshuarit i është marrë tamponi një natë më parë dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Sarandës dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar.

Pas konfirmimit pozitiv të 80-vjeçarit, i janë marrë mostrat edhe familjarëve të tij, por ende nuk kanë dalë rezultatet.

Nga ana tjetër, 18 tamponët e marrë dje në Delvinë kanë rezultuar të gjithë negativ, ndërsa në këtë qytet numri i të infektuarve llogaritet në 11./shekulli/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme