Komuna e Tearcës kërkon nga njerëzit të lajmërohen për testim

20:13 | 3 Qershor 2020
Arbresh.info

Shtabi Komunal i Krizës në Komunën e Tearcës u bënë thirrje që të bëjnë bashkëpunim korrekt dhe vullnetarisht të lajmërohen për testim.

“Të nderuar qytetarë të komunës së Tearcës, duke pasur parasysh situatën aktuale me virusin Covid-19 në territorin e komunës tonë dhe më gjerë, Shtabi Komunal i Krizës në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik do të angazhoj ekip mobil për testim të qytetarëve të cilët mbi baza vullnetare do të pranojnë të testohen nëse dyshojnë se mund të jenë të prekur me virus, shfaqin simptoma të tilla apo kanë qenë në kontakt direkt apo indirekt me persona të prekur me virusi.

“Për hir të interesit të përgjithshëm publik ju bëjmë thirrje për bashkëpunim korrekt, në veçanti ftojmë qytetarët e vendbanimeve të cilat janë të përfshira me virus që vullnetarisht të lajmërohen për të bërë testime.

“Testimet do të bëhen pa pagesë nga ekipe të specializuar të cilat do të vijnë në terren nëpër vendbanimet tona.

“Gjithashtu ju njoftojmë se emrat e personave të cilët do të lajmërohen për testim mbi bazën e vullnetit dhe dëshirës së tyre mund të bëhen publike ose të mbeten anonim.

“Kontributi i secilit prej neve në këto momente është shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm. Është obligim moral dhe qytetarë të kujdesemi për vetveten, familjen dhe të tjerët.

“Kujdesi i shtuar dhe respektimi i masave është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga virusi, prandaj ju lutemi që: lani duart vazhdimisht ; mbani maska mbrojtëse; ruani distancën fizik; shmangni grumbullimet masive”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Krizës./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme