Komisioni për Sëmundje Ngjitëse gjatë kësaj fundjave nuk do të diskutojë për heqjen e masave kufizuese për vendet e rajonit tonë.
Ata thonë se gjendja epidemiologjike në Serbi, Kosovë dhe Malin e Zi nuk lejon që Maqedonia e Veriut t’i heqë masat, përkatësisht heqjen e PSR testimet, përcjell telegrafi maqedoni.
“Numri i rasteve të reja në pjesën më të madhe të Ballkanit është i madh. Ne i vendosëm masat restriktive dhe tani nuk kemi plan për t’i lehtësuar. Gjendja posaçërisht është e përkeqësuar në Serbi, që do të thotë se secili që dëshiron të hyjë në Maqedoni dhe të qëndrojë këtu, përkatësisht nëse nuk kalon vetëm transit, duhet të ketë PSR test negativ”, shprehen nga komisioni.
Ata theksojnë se qysh moti janë vërtetuar edhe protokollet për tranzit nëpër Maqedoni, dhe në afat prej pesë orëve të gjithë udhëtarët nga Tabanoci kanë të drejtë të ndalen në pompë benzine, të blejnë ushqim dhe të mos humbin shumë kohë. Por duke marrë parasysh faktin se vendkalimi kufitar me Greqinë është i mbyllur, numri i atyre që vinë në transit është në minimum.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...