Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi këtë pasdite se sot në mëngjes ata kishin takim të përbashkët të Komisionit për Sëmundje Infektive me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në të cilin morë pjesë edhe Ministri Arbër Ademi.
“Absolutisht, Komisioni për sëmundje infektive konsideron se është rrezik i madh për shëndetin e nxënësve, prindërve të tyre dhe stafit të shkollës nëse shkollat janë plotësisht të hapura dhe funksionojnë nga fillimi i shtatorit”, tha Filipçe.
Ai për “Sitel” theksoi se ka shumë shembuj nga vende të ndryshme të botës, kur pas hapjes së shkollave për shkak të rritjes së madhe të numrit të infektuarve, shkollat u mbyllën përsëri.
“Natyrisht, një skenar i tillë është i mundur në vendin tonë nëse shkollat hapen plotësisht. Ne jemi të vetëdijshëm që kjo është një sfidë e madhe, se nuk ka zgjidhje ideale. Ne po ndjekim debatin publik. Secili prej grupeve ka argumentet e veta, por ne si Ministri e Shëndetësisë i japin përparësi absolutisht mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, përfshirë edhe fëmijëve që duhet të shkojnë në shkollë”, tha Filipçe./telegrafi
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...