Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të udhëtojë për në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme ndërsa vaksinat e para COVID-19, të ndara dhe të financuara nga Bashkimi Evropian, mbërrijnë në rajon.
Siç është njoftuar nga Komisioni Evropian dhe Austria në 20 Prill, në total 651,000 doza Pfizer/BioNTech do të dorëzohen në rajon brenda javës nga fillimi i muajit maj deri në gusht.
Këto vaksina do të ndihmojnë për të përshpejtuar fushatat e vaksinimit, për të siguruar që të gjithë punonjësit mjekësorë të vijës së parë dhe disa nga grupet më të prekshme të inokulohen.
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Varhelyi tha se “Unë jam duke udhëtuar në Ballkanin Perëndimor për të dhënë një mesazh të qartë: Ne interesohemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe kujdesemi për punonjësit e tyre të kujdesit shëndetësor dhe më të prekshmit. Dorëzimi i vaksinave konfirmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për të siguruar mbështetje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Më të fortë së bashku!”.
I will be travelling to #WesternBalkans next week as first #EU-funded #COVID19 vaccines arrive to the region. 651,000 @BioNTech_Group @pfizer vaccine doses will be delivered from May to August to boost vaccination campaigns. We care! https://t.co/ufYDnRtBCc pic.twitter.com/3KObM3D7Qa
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 30, 2021
Vaksinat financohen nga paketa 70 milionë euro e miratuar nga Komisioni në muajin dhjetor të 2020 për të ndihmuar në mbulimin e kostos së vaksinave, të siguruara në bazë të marrëveshjeve të BE-së për blerjen paraprake për partnerët e Ballkanit Perëndimor.
Austria ka lehtësuar ndarjen e këtyre vaksinave të financuara nga BE-ja përmes marrëveshjeve ligjore me prodhuesin dhe secilin partner të Ballkanit Perëndimor. Shpërndarja e përgjithshme midis vendeve bazohet në nevojat epidemiologjike.
Komisioneri Varhelyi do të fillojë vizitën në rajon të hënën pasdite në Serbi, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut të martën dhe më pas Shqipëria dhe Kosova të mërkurën. Ndërsa është në rajon, ai do të diskutojë me autoritetet rreth përgjigjes ndaj pandemisë si dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst.
Good & open discussion with Prime Minister @albinkurti. Underlined importance of taking forward European reform agenda & of resumption of #EU facilitated dialogue with Belgrade. EU stands by #Kosovo in the fight against #COVID19 pandemic, providing support & vaccines. pic.twitter.com/hNZeWSwdGS
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 29, 2021
Kujtojmë se BE-ja ka vepruar me vendosmëri që nga fillimi i krizës, duke mobilizuar një paketë prej 3.3 miliardë eurove për të ndihmuar rajonin të adresojë krizën e menjëhershme shëndetësore, të zbutë ndikimin socio-ekonomik dhe të sigurojë rimëkëmbjen afatgjatë.
Kohët e fundit, Komisioni vendosi në tryezë një Plan Ekonomik dhe të Investimeve që mund të mobilizojë deri në 28 miliardë euro në grante, garanci dhe hua preferenciale për të nxitur rimëkëmbjen afatgjatë të Ballkanit Perëndimor dhe konvergjencën me BE-në./arbresh.info/
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...