Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë detaje për klinikën private, e cila u bë sonte vatër e koronavirusit, teksa aty u konfirmuan raste edhe nga komunat tjera .
E njëjta, siç ka bërë të ditur Ahmeti është një klinikë private gjinekologjike në periferi të Prishtinës, shkruan arbresh.info.
Lajmi i keq është se një pjesë e punëtorëve në këtë klinikë, punojnë dhe në institucionet publike shëndetësore.
“Nesër do të bëhen mbi 60 testime të kontakteve të këtij rasti. Edhe këtë sfidë do ta kalojmë e ne si Komunë presim rekomandimet e IKSHP dhe Ministrisë së shëndetësisë për izolimet e këtyre rasteve dhe ndalimin e përhapjes së virusit”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë:
Tani kemi pak më shumë informata.
Rasti i djeshëm në Prishtinë dhe rastet e tjera sot jo vetëm në Prishtinë janë të gjitha nga një klinikë private gjinekologjike në periferi të Prishtinës. Pra edhe rasti i Obiliqit, Klinës dhe Gjilanit janë ose punëtorë ose familjarë të punëtorëve të Klinikës. Punëtorët shëndetësorë kanë pas të drejten e lëvizjes gjate pandemisë. Një numër i tyre punojnë edhe në institucionet publike shëndetësore.
Nesër do të bëhen mbi 60 testime të kontakteve të këtij rasti. Edhe këtë sfidë do ta kalojmë e ne si Komunë presim rekomandimet e IKSHP dhe Ministrisë së shëndetësisë për izolimet e këtyre rasteve dhe ndalimin e përhapjes së virusit.
Këto raste të reja na tregojnë rrezikun që e kanë punëtorët shëndetësorë në punën e tyre.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159808627267166
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...