Gjetjet e studimit të fundit zbulojnë se individët e infektuar me Covid-19 ka të ngjarë të preken nga simptomat sipas rradhitjes së mëposhtme:
Ethe
Kollitje dhe dhimbje e muskujve
Të vjella dhe marramendje
Diarre
Doktor Joseph Larsen dhe kolegët e tij zhvilluan studimin në bashkëpunim me këshilltarët e fakulteteve Petel Kuhn dhe James Hicks, dhe hulumtimi është publikuar ne revistën “Frintiers in Health”.
Pandemia Covid-19 e shkaktuar nga sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes Sars-Cov-2 ka patur një ndikim katastrofik global. Sipas të dhënave aktuale të Universitetit Johns Hopkins ka më shumë se 23.9 milion raste konfirmuara të Covid-19 globalisht dhe më shumë se 820.000 vdekje të regjistruara.
Individët e infektuar me COVID-19 janë shumë infektivë, dhe janë zingjiri I vetëm I përhapjes së virusit. Identifikimi I hershëm I sëmundjes mund të zvogëloj numrin e rasteve dhe të inhiboj përhapjen e pandemisë. Sidoqoftë, ekspertët ende nuk janë në gjendje të përcaktojnë saktësisht simptomat fillestare.
Përmirësimet e strategjisë së trajtimit për Covid-19
Studiuesit besojnë se të kuptuarit e mënyrës së saktë se si shfaqen simptomat Covid-19 I ndihmon pacientet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore dhe të vet-izlohen. Ky informacion I ndihmon edhe mjekët të përjashtojnë sëmundjet e tjera dhe të hartojnë trajtime të menjëhershme.
Për të përcaktuar rendin, që shfaqen simptomat e Covid-19 studiuesit vlerësuan shkallën e incidencës së simptomave prej 55.924 raste të konfirmuara të koronavirusit në Kinë. Ata analizuan rendin e simptomave të COVID-19 dhe krahasuan ato me ato të gripit sezonal.
Duke analizuar të dhënat e mëparshme, rezultatet treguan se Covid-19, SARS dhe MERS, të tre këto sëmundje të shkatuara nga koronaviusi si simptomë fillestare I kanë ethet, në krahasim me gripin sezonal që simptomë kryesore e ka kollitjen. Pas kësaj simptome, fillon shfaqja e vjelljes dhe diarresë, që I takojnë traktit të poshtëm gastrointestinal.
Sipas ekipit të studiuesve, për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19 duhet që të gjithë personat, të cilët së pari përjetojnë ethe, pavarësisht se nuk kanë asnjë simtpomë tjetër, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore dhe të kryejnë testet e nevojshme./expres.mk/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...