Simptomat e zakonshme të variantit Omicron përfshijnë dhimbje muskujsh, lodhje, gërvishtje fyti dhe djersitje gjatë natës, por ka një shenjë që shfaqet para këtyrë të gjithave.
Eskpertët kanë pohuar se njerëzve që infektohen me Omicron iu shfaqet një simptomë tjetër si fillim, transmeton portal arbresh.info
Sipas Dr. Angelique Coetzee, mjeke e përgjithshme në Afrikën e Jugut, u gjet se simptomat e zakonshme të variantit mutant përfshijnë dhimbje muskulore, lodhje, gërvishtje fyti dhe djersitje gjatë natës.
Këto shenja ndryshojnë nga simptomat e variantit origjinal të zbuluar për herë të parë dy vjet më parë.
Falë të dhënave të ofruara nga njerëzit që janë infektuar me virusin, mjekët mund të zbulojnë shenjat treguese që mund të jeni të infektuar.
Në rastin e Omicron, kjo përfshin një shenjë që mund ta dëgjoni, në vend që ta ndjeni.
Pacientët kanë raportuar se shenja e parë që është shfaqur te ata ka qenë një zhurmë në vesh, pavarësisht se ata nuk kanë bërtitur ose nuk kanë qenë në ambiente të zhurshme.
Shpesh ky efekt anësor, shkruan “Mirror”, i cili shkaktohet nga një gërvishtje dhe jo nga dhimbja e fytit, vjen përpara simptomave të tjera, si p.sh. hundët e mbushura, kollë e thatë dhe dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës.
Shkencëtarët më vonë kanë zbuluar se 50% e njerëzve me Omicron, kanë përjetuar 3 simptomat klasike të koronavirusit, sikurse janë ethet, humbja e nuhatjes dhe humbja e shijes.
Ndër simptomat e tjera që janë raportuar nga të infektuarit me Omicron është humbja e oreksit, mjegulla e trurit dhe kongjestioni.
Një studim i kryer nga Kolegji Imperial ka gjetur se njerëzit që u infektuan me Omicron kanë deri në 20 përqind gjasa për t’u pranuar në spital, që është përqindje shumë më e vogël sesa e atyre të infektuar me variantin Delta.
Studimi zbuloi gjithashtu se mundësia për të qëndruar në spital gjatë natës ishte edhe më e ulët, me një rrezik të reduktuar deri në 45 përqind./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...