Kina po teston 11 vaksina, katër tashmë janë në fazën e tretë

12:36 | 21 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Kina aktualisht po kryen prova klinike të 11 vaksinave të mundshme kundër koronavirusit dhe katër tashmë janë në fazën e tretë, tha Ministri kinez i Shkencës dhe Teknologjisë Ëang Jigang.

Në të gjithë botën, studiuesit dhe shkencëtarët vazhdimisht po punojnë për zhvillimin e vaksinave të koronavirusit, të cilat janë zgjidhja më efektive kundër një pandemie.

Pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit, Kina shpejt ndërmori masa dhe investoi forca mjekësore, shkencore, teknologjike dhe forca të tjera në luftën kundër pandemisë, shkruajnë mediat kineze./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme