Edita Goranci-Haxhiu, shefe e departamentit të imunizimit në IKSHPK, ka treguar për arbresh.info kundërindikacionet e vaksinës Pfizer BioN/Tech kundër COVID-19, se cilët persona nuk mund ta marrin vaksinën.
Sipas saj, tek individët me një histori të reaksioneve të rënda alergjike ndaj polietilen glikolit, vaksina nuk duhet të administrohet.
“Kundërindikacionet e vaksinës Pfizer BioN/Tech kundër COVID-19, histori e reaksionit të rëndë alergjik (p.sh. anafilaksia) ndaj cilido nga përbërësit e vaksinës. Veçanërisht, vaksina nuk duhet të administrohet tek individët me një histori të reaksioneve të rënda alergjike ndaj polietilen glikolit (PEG) ose molekulave të ndërlidhura. Personat me reaksion të menjëhershëm alergjik (p.sh. anafilaksia, urtikaria, angioedema, problemet e frymëmarrjes) ndaj dozës së parë nuk duhet të marrin doza të tjera”.
Ajo thotë se, personat me histori të reaksionit të menjëhershëm alergjik, ata mund të marrin vaksinën, por duhet të këshillohen për rreziqet.
“Për personat me histori të reaksionit të menjëhershëm alergjik ndaj ndonjë vaksine tjetër ose terapie me injektim, duhet të bëhet vlerësimi i rrezikut për të përcaktuar llojin dhe ashpërsinë e reagimit. Ata mund të marrin vaksinën, por duhet të këshillohen për rreziqet e zhvillimit të një reaksioni të rëndë alergjik. Rreziqet duhet të peshohen kundrejt përfitimeve të vaksinimit. Këta persona duhet të vrojtohen për 30 minuta pasvaksinimit”.
Personat me sëmundje akute me ethe dhe temperaturë, nuk mund ta marrin vaksinën deri pas shërimit.
“Vaksinimi i personave me sëmundje akute me ethe (temperatura trupore mbi 38.5°C) ose me infeksion akut, përfshirë infeksionin simptomatik me SARS- CoV-2, duhet të shtyhet deri pas shërimit.Për personat që kanë marrë antitrupa monoklonalë ose plazmë konvaleshente si pjesë e trajtimit të COVID-19, vaksinimi duhet të shtyhet për të paktën 90 ditë në mënyrë që të shmanget ndërhyrja e trajtimit me përgjigjen imunitare të shkaktuar nga vaksinat”
Tutje thotë se, personat që marrin terapi antikoagulante ose ata me tromocitopeni duhet të injektohen me kujdes, pasi që mund të ndodh gjakderdhje ose mavijosje pas administrimit intramuskular tek këta individë.
“Vaksina duhet të injektohet me kujdes tek individët që marrin terapi antikoagulante ose ata me tromocitopeni ose ndonjë çrregullim të koagulimit (siç është hemofilia) sepse mund të ndodh gjakderdhje ose mavijosje pas administrimit intramuskular tek këta individë”, ka thënë ajo.
Ndryshe, aktualisht në Kosovë janë duke u përdorur vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer BioN/Tech. /A.Zeka/arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën