Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës kërkon të zyrtarizohet vendimi për hapjen e sallave të ahengjeve të ndryshme.
Sipas tyre, as me 15 qershor nuk kanë filluar punën numër i madh i bizneseve.
“Sot jemi me datë 21 dhe akoma nuk e kemi parë të zyrtarizuar një vendim të tillë”, thuhet në reagimin e tyre.
Reagimi i plotë:
Ndonëse ende nuk është zyrtarizuar vendimi për hapjen e sektoreve të tjera të Turizmit / specifikisht sallave të ahengjeve të ndryshme, Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me gjithë kërkesat dhe presionin që e ka nga anëtarët e saj dhe më gjerë, kërkon të dijë pse nuk po bëhet zyrtar ky vendim, dhe pse akoma nuk po kumtohet në publik!
Pas shumë takimeve që janë bërë mes grupit punues ku janë të përfshirë përfaqësues nga ministritë përkatëse dhe përfaqësues të OHT-së, është premtuar që hapja e këtyre domeneve të bëhet me 15 Qershor 2021.
Ndërsa sot jemi me datë 21 dhe akoma nuk e kemi parë të zyrtarizuar një vendim të tillë!
Neve si përfaqësues të Bizneseve të të gjitha llojeve, nga ministria e Shëndetësisë disa herë na është kërkuar që t’u japim kohë për të hulumtuar mirë terrenin në mënyrë që të evidentohen në mënyrë sa më të sigurtë rastet me Covid-19, dhe sigurisht që për të mirën tonë dhe të qytetarëve kemi gjetur forma që t’i bindim edhe bizneset që të kenë durim.
Dhe si rezultat i këtij durimi, na është thënë që pas datës 15 Qershor nuk do të kemi më probleme/mosmarrëveshje, sepse do të fillojë puna për të gjithë, sipas manualeve të realizuara bashkarisht.
Është më se e ditur se edhe data 15 Qershor ka qenë shumë vonë për t’u hapur këto sektore, sepse veçse do të duhej të fillonin punën shumë më parë që ta shfrytëzonin këtë kohë të frytshme për të ngritur paksa gjendjen Ekonomike, mirëpo tani jemi në një gjendje ku as me 15 Qershor nuk kanë filluar punën numër i madh i Bizneseve!
Është absurde dhe e papranueshme në qoftëse SA MË PARË nuk zyrtarizohet vendimi për hapje sepse punën në terren jemi duke e parë dhe duke e hulumtuar, kështuqë meqenëse rastet me Covid janë fare pak, dhe popullata ka filluar vaksinimin, atëherë nuk ka mbet asgjë tjetër përpos kthimit të normalitetit, gjithmonë me kujdes të shtuar dhe respektim të manualeve.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës pamarrparasysh të gjithave do t’i përkrahë bizneset, si gjithmonë do të jemi zëri i tyre, dhe në rast se nuk do të kemi zyrtarizim të vendimit për hapjen e këtyre sektoreve, OHT do të vazhdojë këmbëngulësinë dhe punën e saj në përkrahje dhe në mbrojtje të të drejtave që kanë bizneset, dhe në realizimin e kërkesave të tyre./arbresh.info/
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar