Kërçovë, një person humb jetën, tre të tjerë infektohen me coronavirus

21:59 | 14 Korrik 2020
Arbresh.info

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë tre persona janë infektuar sot me Covid-19 në Kërçovë, ndërsa një person humbi betejën me luftën.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 83, prej të cilëve 70 janë raste aktive. 11 janë shëruar, dhe dy persona kanë humbur jetën.

“Të infektuarit e rinj janë gjendje të mirë shëndetësore. Tre persona shërohen në shtëpi, kuptohet, janë në izolim dhe janë nën kontrollin e mjekëve anë. Për fat të keq kemi edhe një person që humbi jetën nga virusi në Kërçovë”, tha Stanko Trpeski, anëtar i Shtabit të Krizës në Kërçovë, njofton telegrafi maqedoni.

Ai ju bëri apel qytetarëve t’u përmbahen rekomandimeve që kanë dhënë institucionet shëndetësore.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme