Ndeshja e xhiros IV e Prince Caffe Superligës ndërmjet Pejës dhe Bashkimit, që ishte e paraparë të zhvillohej nesër më 11 nëntor, është shtyrë për një datë tjetër.
Kjo pas dy rasteve pozitive me COVID-19 në skuadrën e Pejës.
Emrat e lojtarëve të prekur nuk janë bërë të ditur nga klubi, por që e kanë konfirmuar lajmin.
“Me keqardhje ju informojmë se dy lojtarë tonë kanë rezultuar pozitiv me COVID 19 dhe janë nënshtruar masës së izolimit sipas rekomandimeve të IKSHPK-se dhe se nesër do te testohet edhe pjesa tjetër e ekipës. Ndeshja e paraparë kundër Bashkimit e cila do duhej të zhvillohet nesër shtyhet për një datë tjetër”, ka shkruar klubi i Pejës.
Në anën tjetër Bashkimi ka shprehur keqardhje për situatën në ekipin pejan dhe iu ka uruar shërim të shpejtë basketbollistëve verdhezi.
Data e re e ndeshjes do të mësohet pas njoftimit të FBK-së./Telegrafi/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin