Google ADS

Katër të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

15:24 | 14 Shtator 2020
V. S.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Institutit Kombëtarë i  Shëndetit Publik në Kosovës.

Deri më tash në vendin tonë kanë humbur jetën si rezultat i kësaj pandemie rreth 600 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.507”./arbresh.info/

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3084061978388452

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme