Katër të vdekur dhe 92 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

19:42 | 14 Mars 2022
A Z

Katër persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, janë konfirmuar 92 raste të reja me këtë virus.

Institui i Shëndetit Publik atje, ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 363 persona.

Ndryshe, aktualisht në Maqedoninë e Veriut, janë gjithsej 1 mijë e 816 raste aktive me COVID-19.

Të ngjashme