Katër raste të reja dhe asnjë i vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19

15:08 | 23 Dhjetor 2021
V. S.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.983 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.988.

Në total numri i rasteve aktive është 321.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.006 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.661.024 doza të vaksinës.

Deri më sot 779.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.983 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme