Kastrati: Të gjithë të infektuarit nga Hodonoci e Topanica janë shëruar

23:27 | 7 Maj 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se në këtë komunë kanë zyrtarisht edhe 11 të shëruar si dhe një rast të ri me Covid-19.

“Të gjithë të infektuarit nga Hodonoci e Topanica janë shëruar”.

“Numri i të infektuarve me sëmundjen Covid-19 ka arrit në 39, prej tyre 28 të shëruar plotësisht. Pra, aktualisht kemi edhe 11 raste aktive në Poliqkë, për të cilët uroj të shërohen së shpejti”.

“Rasti pozitiv është po nga Poliqka, kurse unë ju lus të vazhdoni t’i respektoni udhëzimet e institucioneve në përpikmëri. Edhe pak na mbeti”, ka shkruar Kastrati në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme