Në Kamenicë sonte janë paraqitur dy raste të reja me coronavirus.
Kryetari i Kamenicës i cili është i prekur me COVID-19 thotë për RTV Dukagjinin se të hënën do të bëjë 14 ditë që kur ka bërë testin dhe nuk është se ka pasur ndonjë simptomë apo humbje të shijes.
“Në fillim të javës tjetër duhet të ritestohem dhe t’i kthehem aktivitetin në komunë, mirëpo po mundohem që nga shtëpia të jap kontributin dhe të mos vërehet mungesa ime në zyrë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Duke folur për rastet e reja në këtë komunë, Kastrati thotë se njëri është zyrtarë policor ndërsa tjetri është punëtorë i KEK-ut.
“Është vështirë të dihet se nga kanë mundur ta marrin këta dy qytetarë coronavirusin”.
Kastrati thotë se është karakteristike se asnjë nga personat që ka pasur kontakt nuk ka rezultuar pozitiv.
“Edhe kujdesi që kam treguar ka ndikuar në këtë proces pasi ne duhet të jemi shembuj për qytetarët”.
I pari i Kamenicës dyshon se në këtë komunë mund të ketë më shumë të infektuar por nuk kanë pasur simptoma.
“Duhet të mësohemi të jetojmë me coronavirusin”, tha ndër të tjera Qëndron Kastrati.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...