Google ADS

“Jemi në mes të një lufte, bilancet bëhen në fund”/ Fshehje e shifrës së viktimave? Përgjigjet Rakacolli

14:38 | 8 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Gjatë konferencës për media të Komitetit Teknik të Ekspertëve, kryetarja Mira Rakacolli u pyet rreth raportimeve ditore të vdekjeve nga Covid-19, si dhe nëse përfshihen në listë pacientët që ndërrojnë jetë në kushte shtëpie.

Ndër të tjera, përgjigjja e Rakacollit ishte se jemi ende në mes të një luftë dhe se bilancet bëhen në fund.

Po kështu, ajo shtoi se asnjë vdekje nuk është fshehur.

“Raportohen të gjitha ato raste që strukturat tona i klasifikojnë si raste vdekjesh. Nuk mund të ketë paralelizëm mes atyre që janë të agjencive funerale dhe atyre që janë të strukturave të Ministrisë së Shëndetësisë. Jemi në mes të një luftë dhe zakonisht bilancet nuk bëhen në mes. Ne jemi gjithmonë në raportime ditore. Asnjë vdekje nuk është fshehur! Çdo gjë është thënë me përgjegjësi. Shkaku i vdekjes përcaktohet nga mjeku, dhe ministria e raporton në kohë reale. Problemet e lëvizjes së njerëzve dhe agjencive funerale do të shikohen, do të rregullohen. Do të bëja një thirrje që të mos fokusohemi të vdekjet por jetët e fituara. Nuk ka asnjë rast që një person të ketë humbur jetën dhe të rezultojë në letra i gjallë. Vdekjet në total nuk janë të rritura dhe jo vetëm nga Covid-19. Është një bilanc që do të bëhet me rigorozitet, dhe bëhet në fund të luftës”, tha Rakacolli./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme