Ministria e Shëndetësisë në Japoni ka deklaruar se vendi ka ndaluar përdorimin e vaksniës Moderna pasi në të është gjetur një substancë e huaj.
Prefektura Okinawa njoftoi se ka vonuar programin e vaksinimit, pasi substancat u zbuluan në shishen e vaksinës dhe shiringë.
Ministria e Shëndetësisë më vonë tha se gjilpërat mund të jenë futur në mënyrë jo të duhur në shishe, duke bërë që pjesët e tapës prej gome të prishen, transmeton portal arbresh.info
“Cilado qoftë arsyeja (për substancën e huaj), ne kemi mësuar se nuk ka siguri ose probleme të tjera,” u tha gazetarëve ministri i shëndetësisë Norihisa Tamura, duke shtuar se nuk është e pazakontë që materiali i huaj të futet në një shishe vaksinash të tjera.
Japonia është duke u përballur me infeksionet në rritje për shkak të variantit delta.
Vaksinimi u pengua nga vonesat në vaksinën e importuar dhe zbulimi i ndotjes në disa doza të Moderna, gjë që çoi në pezullimin e përdorimit të tre grupeve të vaksinave Modern javën e kaluar./arbresh.info/
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora