Një studim i fundit i kryer nga shkencëtarët japonezë ka gjetur se për sa kohë mund të mbijetojë koronavirusi në lëkurën e njeriut.
Ekspertët kanë ardhur në përfundim se koronavirusi mund të mbijetojë deri në nëntë orë në lëkurë, transmeton portal arbresh.info
Ekspertët thonë se këto rezultate nuk janë aq alarmante sa tingëllojnë dhe mostrat e koronavirusit u gjetën tek i ndjeri një ditë pas vdekjes së tij
U zbulua se Covid-19 mund të jetojë për një maksimum prej nëntë orë e katër minuta, domethënë pesë herë më shumë se patogjenët që shkaktojnë virusin e zakonshëm sezonal, raporton Global News.
Gjermania përgatitet të nisë vaksinimin për koronavirus para fundit të vitit
Studimi gjithashtu tregoi se etanoli 80 për qind mund të vrasë koronavirusin brenda 15 sekondave.
Cynthia Carr, një epidemiologe nga Ëinnipeg, Kanada, thotë se ky është një informacion i rëndësishëm për të.
“Nëse e dimë që mund ta vrasim virusin shpejt duke larë duart, atëherë le t’i përmbahemi. Ne nuk duhet të panikojmë dhe të bëjmë një dush pa ndërprerje kur vijmë nga jashtë. Thjesht duhet të kuptojmë se virusi është në duart tona dhe duke prekur sytë, hundën ose gojën ne i japim jetë atij”, tha ajo./arbresh.info/
Gjesti përshëndet familjen e tij, ka një premtim për ta
Therja me thikë në Lipjan, lëndohen katër persona – policia ...
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...