Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore informon se gjithsej 12.631 qytetarë morën dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 në 7 ditë.
Në tre ditët e fundit të majit, doza e parë e vaksinës kundër covid-19 u mor nga gjithsej 5.065 qytetarë të regjistruar dhe në 4 ditët e para të qershorit, 7.566 qytetarë të regjistruar u vaksinuan.
“Deri më tani, numri i personave që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 440.213 qytetarë. Sipas shifrave të fundit, 48% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa 35% e popullsisë mbi 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine. Gjithsej 384,466 doza vaksinash janë aplikuar në vend, ndërsa 139,053 qytetarë janë rivaksinuar”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./arbresh.info/
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll