Google ADS

Ja qytetet dhe fshatrat me rastet e reja me Covid-19

15:15 | 15 Gusht 2020
Arbresh.info

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar edhe 145 raste të reja me Covid-19, ndërsa janë shëruar 144 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes, shkruan arbresh.info.

Ndërsa sa i përket komunave më të prekura me Covid-19 në këto 24 orë prin Komuna e Prishtinës me 45 raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Deçan, Fushë Kosovë, Han i Elezit, Rahovec dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme