Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 115 raste të reja me Covid-19.
Sa i përket rasteve pozitive gjatë 24 orëve të fundit sipas IKSHPK-së, Komuna e Prishtinës prinë me më së shumti raste pasuar nga ajo e Prizrenit, shkruan arbresh.info.
IKSHPK gjithashtu njofton se numri total i rasteve pozitive është 13.215 raste nga 50.223 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 508 raste të vdekjes.
Postimi i plotë:
116 TË SHËRUAR DHE 115 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 115 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 13.215 raste nga 50.223 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 508 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 116 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.355 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.352.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 41 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste,
komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Junik 2 raste,
komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Podujevë./arbresh.info
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...