Një mjek kryesor izraelit beson se vendi mund të jetë afër arritjes së “imunitetit të tufës”.
Kjo ndodh kur një “numër i mjaftueshëm” i një popullate ka mbrojtje ndaj një infeksioni që nuk mund të përhapet më – dhe madje edhe njerëzit që nuk kanë vetë imunitet mbrohen indirekt.
Dhe për COVID-19, shkruajnë mediat e huaja, pragu i vlerësuar për imunitetin e tufës është të paktën 65% -70%.Por shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar janë më të kujdesshëm.
Dr. Sarah Pitt, një virologe në Universitetin e Brighton, kërkoi “kujdes ekstrem” në përfundimin se imuniteti i tufës ishte arritur – diçka që ajo beson se do të jetë e vështirë edhe në nivele të larta të vaksinimit.
Ajo tha se ishte ende herët për të thënë: “Ne duhet të shohim nëse rastet në Izrael vazhdojnë të bien dhe të qëndrojnë në nivele të ulëta”.
Sipas BBC, arritja e këtij niveli të imunitetit të popullsisë është e rëndësishme për të mbrojtur njerëzit që nuk mund të vaksinohen ose sistemi imunitar i të cilëve është shumë i dobët për të prodhuar një përgjigje të mirë, mbrojtëse.
Në Izrael, më shumë se gjysma (5.3 milionë) banorë të tij janë vaksinuar dhe 830,000 të tjerë njerëz kanë dalë pozitivë për virusin në të kaluarën, gjë që duhet t’u japë atyre një imunitet natyror.
Kjo i bie që përafërsisht 68% e popullsisë që ka të ngjarë të ketë antitrupa në gjakun e tyre që mund të luftojë virusin.
Ndërsa prof. Eyal Leshem, një drejtor në spitalin më të madh të Izraelit, Qendra Mjekësore Sheba, tha se imuniteti i tufës ishte “shpjegimi i vetëm” për faktin se rastet vazhduan të binin edhe kur hiqeshin më shumë kufizime.
“Ka një rënie të vazhdueshme pavarësisht kthimit në normalitetin e afërt”, tha ai.
“Kjo na tregon se edhe nëse një person është i infektuar, shumica e njerëzve që e takojnë përreth nuk do të infektohen prej tij”./telegrafi/
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...