Izraeli me rekord të rasteve me koronavirus

16:00 | 26 Gusht 2021
A. B.

Izraeli regjistroi mbi 10,000 raste të reja me koronavirus, për herë të parë qysh në mes të janarit.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të mërkurën vonë se 10,001 rastet e reja u regjistruan në 24 orët paraprake.

Në këtë periudhë, 25 pacientë humbën jetën nga koronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë në pranverën e vitit 2020, në Izrael – vend me 9.4 milionë banorë – janë infektuar pak mbi një milion njerëz.

Fushata e vaksinimit atje ka nisur qysh në dhjetor të vitit të kaluar.

Pothuajse 59 për qind e popullsisë është vaksinuar dy herë dhe pothuajse 19 për qind tri herë.

Izraeli mbështetet pothuajse plotësisht në vaksinën Pfizer/BioNTech.

Në fund të korrikut, ai është bërë vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin me dozën e tretë, për të rritur reagimin e antitrupave.

Masa është marrë pasi të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë kanë treguar rënie të mprehtë të efektivitetit të vaksinës në parandalimin e infeksionit, edhe pse ajo vazhdon të ofrojë mbrojtje të madhe nga të sëmurit rëndë.

Disa vende të tjera kanë nisur të ndjekin shembullin e Izraelit sa i përket dozës së tretë. /Rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme