Linjat ajrore evropiane dhe shoqatat e aeroporteve ngritën shqetësimet e tyre të përbashkët se kufizimet e udhëtimit nuk janë të bazuara në shkencë, prandaj duhet të hiqen, përmes një letre drejtuar Kryeministrave, si dhe Ministrave të Transportit, Shëndetësisë dhe atyre te punëve të Brendshme në të gjithë BE-në, zonën Shenge, si dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Kështu, ka një shpresë se edhe me situatën aktuale, lëvizja do të mund të lejohet në vjeshtë.
Por duhet që çdo qytetar të ketë me vete analizat e COVID, në dy ditët e fundit.
Shqipëria gjatë muajit gusht ka pasur një rritje të dukshme të rasteve me Covid, dhe bazuar në rregulloren e BE-së, qytetarët e saj nuk do të mund të kalojnë kufijtë edhe për muajin shtator.
Sipas rregullores, duhet që në 100 mijë banorë, Shqipëria të ketë të paktën një mesatare mujore prej 16 të infektuarish, nga rreth 44 që ka aktualisht. Kjo do të thotë se kur vendi ynë të zbresë mesatarisht nën 50 raste në ditë, do të shpresojë që të rihapen kufijtë, bazuar në rregulloren aktuale.
Megjithatë, ka vende të BE-së që po i ashpërsojnë masat, çka e bën edhe më të komplikuar situatën.
Autoritetet në Hungari po u kërkojnë qytetarëve të tyre që të shmangin udhëtimet jashtë vendit në muajin shtator, pasi qeveria po planifikon të forcojë masat e saj parandaluese, në përpjekje për të ndaluar rritjen e rasteve të Koronavirusit.
Për shkak të pandemisë, Hungaria nuk ndoqi rekomandimin e Këshillit Evropian për të rihapur dyert e saj për 14 vende jashtë Bashkimit Evropian, që konsideroheshin të sigurta, përveç Serbisë.
Hungaria është një nga vendet e BE-së. Nuk dihet nëse këtë vendim do të marrin edhe vende të tjera.
“Askush nuk duhet të organizojë pushime jashtë pas 1 shtatorit, në veçanti në vendet e Jugut të Europës, kubën pjesë edhe Ballkani, – u tha Ministria e Shëndetësisë së Hungarisë.
Shumë vende evropiane po kërkojnë lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit, përfshirë organizatën e OBSH, e cila këshilloi t’i jepte përparësi udhëtimit të qytetarëve që kanë nevoja të tilla.
Sidoqoftë, në rrethanat aktuale, lehtësimi i kufizimeve të udhëtimit është “jashtë diskutimit” në Hungari, sipas Ministrit Gulyas.
Hungaria ka regjistruar gjithsej 5,215 raste të infeksioneve COVID-19, ndërsa 614 persona kanë vdekur deri tani.
Bazuar në rregulloret aktuale të vendosura nga qeveria e Hungarisë, personat që kthehen nga vendet “me rrezik të lartë”, ku situata COVID-19 nuk konsiderohet nën kontroll, duhet të izolohen për 14 ditë, përveç se duhet të tregojnë dy rezultate negative të testit PCR./gazetatelegrafi/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...